Foltorja e Berishës në Durrës: Përmbytjet zbuluan shëmtinë e qeverisë, qytetarët meritojnë më shumë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në foltoren e radhës me demokratët në Durrës, kritikoi qeverinë për mënyrën se si ka menaxhuar përmbytjet që prekun qytetin dhe rrethinat e tij. Ai tha se përmbytjet ishin shkaktuar jo vetëm nga shirat, por edhe nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi i fondeve për pastrimin e kanaleve dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ujitjes. Ai akuzoi qeverinë se sillet si “pushtues më i egër” dhe nuk ka shpallur ligjin e emergjencës, i cili do t’u mundësonte fonde qytetarëve të dëmtuar. Berisha: Vij këtu, së pari, për të shprehur një mirënjohje të pakufishme ndaj jush dhe jam i bindur se kjo mirënjohje është e mbarë shqiptarëve, sepse ju në këtë vend, në këtë territor ngritët me djersën e ballit, më...
Burimi:
javanews.al