“Fluturon” çmimi i naftës në Shqipëri, revoltohet Erion Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi

“Fluturon” çmimi i naftës në Shqipëri, revoltohet Erion Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar lidhur me rritjen e çmimit të naftës në karburantet në Shqipëri në 198 lekë për litër. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe e cilëson këtë akt një poshtërsi dhe bën thirrje që kjo të marrë fund. Braçe thekson se depozitat me naftë të karburanteve në Shqipëri janë plotë dhe nuk janë mbushur gjatë këtyre ditëve kur ka nisur lufta në Iran, çka solli edhe rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare.Reagimi i Braçes: Nafta 198 leke per liter-ky cmimi i pasdites! 25 leke per liter rritje vec ne nje jave! ndaleni kete poshtersi! eshte realisht poshtersi! depot e tyre i kane plote dhe nuk jane mbushur kete jave kur cmimi ka kercyer ne burse! jooo!...