Flamur Noka: Tirana, kryeqyteti europian i vdekjeve nga ndotja
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka ngritur alarmin për ndotjen e ajrit në Tiranë, duke theksuar se sipas Numbeo, kryeqyteti renditet i pari në Europë. Sipas tij, shkaku kryesor është mbindërtimi, shtimi i automjeteve dhe mungesa e hapësirave të gjelbra, çka ka rritur presionin mjedisor dhe ndikimin në shëndet. Në postimin e tij në Facebook, Noka iu referua edhe raportit “State of Global Air”, sipas të cilit mbi 2300 persona në vit humbin jetën në Shqipëri nga ndotja e ajrit, tre herë më shumë se mesatarja e BE-së. Postimi i plotë: Tirana Kryeqyteti Europian i Vdekjeve nga Ndotja Numbeo e rendit Tiranën të parën e ndotjes në Europë. Jo si pasojë e ndonjë industrializimi, por prej mbindërtimit rezidencial, që ka sjellë shtimin e...
Burimi:
syri.net