Flakadanët dhe protesta: dritë kundër dhunës së pushtetit
Nga Grigels Muçollari Mbrëmë, flakadanët nuk ishin simbol letrar, por një mesazh politik i qartë: qytetarët nuk pranojnë të qeverisen me frikë. Ata u ndezën si reagim ndaj një pushteti që përdor dhunën për të mbuluar dështimet, korrupsionin dhe mungesën e llogaridhënies. Dhuna është instrument politik kur mungon legjitimiteti. Kur fjala kritike shtypet, kur protesta trajtohet si rrezik dhe jo si e drejtë kushtetuese, atëherë shteti pushon së shërbyeri qytetarëve dhe kthehet në aparat force. Kjo ndodh kur korrupsioni nuk është përjashtim, por sistem; kur familjet varfërohen, shtresa e mesme zhduket dhe të rinjtë largohen sepse nuk shohin perspektivë. Flakadanët ndriçuan aty ku pushteti kërkonte heshtje: përballë dhunës ndaj protestuesve paqësorë, ndaj grave dhe të miturve; përballë një policie që nuk mbron rendin, por mbron...
Burimi:
syri.net