Fjalimi me dyer të mbyllura/ Rama sulmon Gjermaninë dhe deputetët që raportojnë te diplomatët
Fjalët e fundit të Edi Ramës në takimin e sotëm me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, përpara se ai të shqiptonte emrat e ministrave që ndryshonin, ishin një hosana për Belinda Ballukun. Një burim brenda takimit i tregoi Lapsi.al për lavdet e ditirambet që Rama thuri për ish-zëvendëskryeminstren, të pandehurën Belinda Balluku. Duke numëruar punët e mira që sipas tij ajo ka bërë në gjithë këto vite, Rama e cilësoi si “të pazëvendësueshme” dhe se me largimin e saj nga kabineti “krijohet një boshllëk” i madh. Fjalët e tij ishin një lloj “funerali politik” për gruan e cila më në fund ja hoqi Edi Ramës maskën e “dashnorit” të reformës në drejtësi dhe e shpërfaqi kryeministrin si një autokrat tipik ballkanik. Në ndryshim nga Erion Veliaj, të cilit “funeralin...
Burimi:
syri.net