“Fitër Bajrami”, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë me një foto të veçantë
Kryeministri Edi Rama ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë për festën e “Fitër Bajramit”. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri iu drejtuar besimtarëve me dëshirën për pranimin e sakrificës dhe lutjeve të tyre gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. “MIRËMËNGJES. GËZUAR FITËR BAJRAMIN”, shkruan Rama. Festa e Fitër Bajramit vjen pas përfshirjes së besimtarëve në muajin e devotshmërisë dhe solidaritetit, duke kulmuar me lutjet e përbashkëta dhe vizitat festive që simbolizojnë vëllazërinë dhe harmoninë mes njerëzve.
Burimi:
javanews.al