‘Firmosur nga Balluku’, Banorët e Velipojës kundër ndërtimit të resortit nga oligarku: Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak
Banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë janë ngritur në protestë masive kundër ndërtimit të një resorti privat nga Bashkim Ulaj, i cili po realizohet me lejen e firmosur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Sipas banorëve, toka ku po ndërtohet resorti është e tyre dhe ata posedojnë dokumentacion të rregullt ligjor, ndërsa nuk janë informuar më parë për fillimin e punimeve. Banorët kanë bërë të qartë se nuk do të lejojnë që prona e tyre të shfrytëzohet pa pëlqimin e tyre dhe kërkojnë ndërhyrjen e shtetit dhe SPAK-ut për të ndaluar këtë proces. Ata paralajmërojnë gjithashtu se nëse situata nuk zgjidhet sipas ligjit, do të bllokojnë rrugën Shëngjin-Velipojë dhe nuk përjashtojnë përplasje fizike. Një prej banorëve deklaroi: "Jemi në tokën tonë me letra...
Burimi:
syri.net