Financimi i partive politike, Bylykbashi: Të ndërtojmë një sistem transparent dhe gjithëpërfshirës

Financimi i partive politike, Bylykbashi: Të ndërtojmë një sistem transparent dhe gjithëpërfshirës

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, po zhvillon sot një tryezë dëgjimore e, ku po diskutohet projektligji për financimin e partive politike. Bashkëkryetari i komisionit, deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, theksoi se transparenca dhe financimi i shëndetshëm janë elementë kyç për ruajtjen e pluralizmit politik dhe funksionimin demokratik të partive. Në fjalën e tij, Bylykbashi u shpreh se “Transparenca nuk funksionon pa ujë në burim. Financimi duhet të jetë i mjaftueshëm dhe i shëndoshë, që partitë të funksionojnë brenda sistemit parlamentar. Duhet të krijojmë një barrierë për të mbajtur të shëndetshëm pluralizmin politik.” Ai nënvizoi se ligji i ri duhet të gjejë një ekuilibër mes transparencës, pluralizmit dhe demokracisë, duke shmangur korrupsionin, influencat kriminale apo faktorët e tretë të huaj. “Partitë politike janë organizma...