Financimi i partive, kusht për BE, Gonzato: Reforma zgjedhore të garantojë barazi për të gjithë

Financimi i partive, kusht për BE, Gonzato: Reforma zgjedhore të garantojë barazi për të gjithë

Ambasadorët do të shërbejnë edhe një herë si arbitra dhe garantë të reformës zgjedhore. Në një tryezë për financimin e partive politike, të organizuar nga Komisioni për Reformën Zgjedhore, ambasadori i Bashkimit Evropian dhe ambasadori i OSBE-së vendosën piketat ku duhet të rifokusohet puna për reformën elektorale. “Reforma zgjedhore duhet të garantojë pluralizmin politik dhe të sigurojë një fushë loje reale dhe të barabartë për të gjithë aktorët politikë. Kufiri midis shtetit dhe partisë duhet të përcaktohet shumë më qartë”, tha Ambasadori i BE, Silvio Gonzato. “Duke qenë se zgjedhjet vendore janë planifikuar për pranverën e vitit 2027, koha është vendimtare. Reforma efektive ka nevojë jo vetëm për përmbajtje cilësore, por edhe të miratohet në kohën e duhur për të siguruar zbatimin kuptimplotë të saj”,...