Fieri nën ujë, Baçi: Qytetarët po braktisen nga qeveria, të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore
Përmbytjet në qarkun Fier kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në bujqësi, banesa dhe blegtori. Sipas deputetit Luan Baçi, sipërfaqe të tëra me grurë, elb dhe foragjere janë shkatërruar, ndërsa janë raportuar dëme edhe në orendi shtëpiake, banesa, bagëti të imta dhe gjedh. LEXO EDHE: Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Libofshë të Fierit, uji hyn në banesa. Banorët thirrje për ndihmë Zona të shumta vijojnë të jenë nën ujë, me dëme që rriten çdo ditë. Lumi Vjosë ka përmbytur disa fshatra, përfshirë Ferrasin, Çervenin, Martinen, Frakullin, Varibobin dhe Boçovën, ndërsa lumi Seman, pas hapjes së portave të hidrocentralit të Banjës, ka dalë nga shtrati duke përmbytur zona nga Belina në Daullas, Mujalli, Ndernenasi e Asturkas, duke mbuluar toka bujqësore, sera dhe stalla bagëtish. LEXO EDHE: Çahet...
Burimi:
syri.net