Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Festat e fundvitit shtyjnë për në janar revolucionin e PD, Berisha: Kur të zëmë sheshin, do dalim aty çdo natë gjersa të përzëmë Ramën
Pas protestës së parë kombëtare në 22 dhjetor, demokratët kanë shtyrë për në janar revolucionin dhe rrëzimin e qeverisë. Festat e fundvitit duket se kanë ndryshuar axhendën e opozitës, e cila megjithatë premton se nga fillimi i vitit të ardhshëm kur të dalë në shesh, do ta bëjë atë çdo natë. Në një takim me simpatizantët e tij në Manëz të Durrësit, kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se kryeministri Rama mund të largohet vetëm përmes sheshit. “Tani duhet të betohemi, ditën e caktuar të zëmë sheshin dhe t’i rikthehemi sheshit çdo natë gjersa të përzëmë atë. Të mos mendojmë se rruga është dhuna, jo. Rruga është qëndresa jonë, sheshet. Sheshi duhet të jetë i yni dhe Edi Rama ikën si mi. Nuk mund të...