Fermeri nga Elbasani: Investova mbi 19 dynym sera, por çmimet nuk mbulojnë as shpenzimet
Pandeli Hysa, fermer nga fshati Bujqes i bashkisë së Elbasanit, prej më shumë se 10 vitesh ka përqendruar të ardhurat e tij në sektorin e bujqësisë, duke kultivuar produkte të ndryshme bujqësore në 19 dynym sera. Megjithatë, sfidat e shumta dhe mungesa e ndihmës nga shteti e kanë bërë jetën e fermerit jashtëzakonisht të vështirë. Ai tregon për Syri TV se prodhimi dhe tregu i lakrës këtë sezon kanë qenë shumë të dobët, ku çmimi i shitjes nuk ka kaluar 20 lekë të reja për kilogram, një nivel që nuk mbulon as shpenzimet për kultivimin e produktit, përfshirë edhe krahun e punës. “Problemi më i madh nuk është vetëm mungesa e subvencioneve, të cilat vijnë me vonesë, por edhe përgjysmimi i tyre në 200 mijë...
Burimi:
syri.net