‘Fermerët në mëshirë të fatit’, Mziu: 309 milionë euro për luksin e qeverisë, ndërsa shtresat vulnerabël lihen në mëshirë të fatit

‘Fermerët në mëshirë të fatit’, Mziu: 309 milionë euro për luksin e qeverisë, ndërsa shtresat vulnerabël lihen në mëshirë të fatit

Në një seancë të tensionuar parlamentare, deputeti i PD, Xhelal Mziu, ka shpërthyer me akuza të ashpra ndaj qeverisë, duke e akuzuar atë për menaxhim të dështuar të financave publike dhe për privilegje të pafundme ndaj grupeve të interesit. Gjatë fjalës së tij, Mziu e cilësoi aktin normativ të qeverisë, i cili përfshin një fond prej 309 milionë eurosh, si një mjet për të ushqyer "oreksin e qeverisë për korrupsion" dhe për të financuar luksin qeveritar, ndërkohë që sektori më i rëndësishëm për ekonominë, bujqësia, po lëngon për mbështetje. Ai theksoi se, ndërsa borxhi për frymë është trefishuar në periudhën e qeverisjes socialiste, shtresat më vulnerabël të shoqërisë janë lënë në mëshirë të fatit, dhe asnjë ndihmë konkrete nuk është dhënë për të përballuar përmbytjet...