Ferit Hoxha në krye të Diplomacisë, Besnik Mustafaj: Shpresoj të revokojë ligjin e Shërbimit të Jashtëm, godet trupën diplomatike
Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka uruar Ferit Hoxhën në postin e tij të ri në krye të diplomacisë shqiptare. Me anë të një postimin në Facebook, Mustafaj i ka kërkuar Hoxhës që si ministër, të revokojë Ligjin për Shërbimin e Jashtëm që është votuar së fundmi në Parlament. “Si koleg i hershëm, por edhe si ministër që e përfshiva në rrethin e afërt të bashkëpunëtorëve të mi duke i dhënë shtysën e parë të madhe karrierës së tij, i uroj përzemërsisht suksese Ferit Hoxhës. Me këtë rast shpreh shpresën se një nga aktet e tij të para si ministër do të jetë revokimi i Ligjit për Shërbimin e Jashtëm, votuar së fundmi në Parlament, si një ligj që godet rëndë integritetin e trupës diplomatike...
Burimi:
top-channel.tv