“Fëmijët janë përdorur, precedent që nuk duhet të falet”/ Protesta, Gjyli: S’kanë besueshmëri, nuk dha rezultat

“Fëmijët janë përdorur, precedent që nuk duhet të falet”/ Protesta, Gjyli: S’kanë besueshmëri, nuk dha rezultat

Protesta e djeshme e opozitës përfundoi me 16 efektivë të lënduar, 21 të arrestuar dhe skena dhune të cilat nuk frymëzuan në pjesëmarrje dhe objektiv. Pedagogia Arseida Gjyli e ftuar në një studio televizive tha se përdorimi i fëmijëve në protest është një akt i rëndë dhe se janë përdorur në mënyrë të organizuar. Gjyli shtoi më tej se protesta nga hera e fundit nuk ka sjellë një retorikë që frymëzon apo që të prodhoj numra duke shtuar se PD nuk jep rezultatet që do në organizime. “Është një fakt shumë i rëndë për shoqërinë shqiptare përdorimi i fëmijëve dhe adoleshentëve, të cilët mund ta kenë kaluar moshën e të miturve, por sërish janë në një moshë delikate. Përdorimi i tyre në mënyrë të organizuar...