“Fatkeqësi që emri i AKSHI-t të njolloset”, Rama: Më dhemb çdo goditje e padrejtë që i bëhet këtij institucioni. Në mjegull e dini sa ujqër dhe minj ka Shqipëria

“Fatkeqësi që emri i AKSHI-t të njolloset”, Rama: Më dhemb çdo goditje e padrejtë që i bëhet këtij institucioni. Në mjegull e dini sa ujqër dhe minj ka Shqipëria

Gjatë prezantimit të drejtorit të ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa, kryeministri Edi Rama u shpreh se është fatkeqësi që emri i AKSHI-t të njolloset. Teksa vlerësoi punën e ish-drejtueses dhe gjithë institucionit, kreu i qeverisë tha “Më dhemb çdo goditje e padrejtë që i bëhet këtij institucioni”, ndërsa shtoi se në mjegull Shqipëria ka ujqër, dhelpra dhe minj. “Ky është një moment për të qenë solidar, për t’u lutur të gjithë bashkë që drejtësia të jetë sa më e drejtë dhe për të qenë një skuadër që shkon në një drejtim. Ne duam që ky të bëhet një vend që njerëzit të vijnë, dhe jo të ikin. Pikëllohem kur dëgjoj histori njerëzish që kalojnë truama, kur dëgjoj që një nënë...