‘Fati’ i Ballukut në dorën e Kuvendit! Ambasada Britanike: Imuniteti s’duhet të jetë pengesë për llogaridhënien para ligjit
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Teksa Kuvendi do të votojë sot për kërkesën e SPAK lidhur me dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes socialiste, Belinda Balluku, Ambasada Britanike në Tiranë ka postuar një reagim në rrjetet sociale. Ambasada shprehet se imuniteti nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit. Në reagim theksohet se ekzekutivi, Gjyqësori dhe Legjislativi mbeten partnerë të barabartë në mbështetjen e këtij progresi si pjesë e qëllimit të Shqipërisë për arritjen e anëtarësimit në BE. “Ambasada Britanike thekson rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë gjyqësore, dhe njeh progresin e Shqipërisë në reformën gjyqësore që nga viti 2016, përfshirë krijimin e SPAK-ut. Ekzekutivi, Gjyqësori dhe Legjislativi mbeten partnerë të barabartë në mbështetjen e këtij progresi si pjesë e qëllimit të...
Burimi:
zeri.ai