Fati i Ballukut?/ Kthupi: Afati 3-mujor për kërkesën e SPAK, vendimtar! Puna e prokurorisë vijon në heshtje
Eksperti i çështjeve ligjore, Rezart Kthupi, gjatë një interviste në një studio televizive, ka sqaruar pasojat e tejkalimit të afatit tre mujor për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. Sipas tij, nëse afati mbaron, Këshilli i Mandateve nuk mund të mblidhet, duke i hapur SPAK alternativën për të paraqitur një kërkesë të re ose për të vijuar hetimet pa masë sigurie. Kthupi theksoi gjithashtu dimensionin politik të çështjes, duke theksuar se kryeministri po përpiqet të përdorë vendimin e Gjykatës Kushtetuese si argument për të bllokuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Ai shtoi se hetimet e SPAK vijojnë në fshehtësi, dhe rezultatet finale do të dalin në publik me kalimin e kohës, duke ruajtur sekretin e procedurës hetimore. “Nëse...
Burimi:
sot.com.al