Farsa e Ramës alarmon Kongresin amerikan/ Joseph: Duhet qeveri teknike! Skandali i AKSHI-t rrezikon sigurinë e SHBA

Farsa e Ramës alarmon Kongresin amerikan/ Joseph: Duhet qeveri teknike! Skandali i AKSHI-t rrezikon sigurinë e SHBA

Disa javë pasi Kongresi amerikan zhvilloi një seancë dëgjimore ku u ngrit shqetësimi për çështjen e drejtësise dhe atë të zgjedhjeve në Shqipëri, vjen një tjetër goditje e fortë nga Uashingtoni. Kongresmenët kanë depozituar një seri pyetjesh për ekspertin amerikan, profesorin e njohur, Edward P. Joseph. Siç ndodh normalisht pasi këtyre seancave, pyetjet depozitohen me shkrim dhe ekspertët përgjigjen pas disa javësh. Një fakt i tillë tregon se Komiteti për Punët e Jashtme e ka marrë shumë seriozisht temën dhe ka kërkuar përgjigje të menduara mirë. Në këtë rast, përgjigjet kanë peshë më të madhe se fjalët live në seancë pasi janë të arkivuara dhe përdoren nga Departamenti i Shtetit, Kongresi dhe diplomatët. Pyetja e parë që i është drejtuar profesorit Joseph lidhet me shqetësimet...