“Fantazi e ligësi që i dhanë jetë disa teorive dhe përrallave”, Rama i përgjigjet akuzave të opozitës për Bordin e Paqes: E votuan, edhe pse nuk lanë gjë pa thënë

“Fantazi e ligësi që i dhanë jetë disa teorive dhe përrallave”, Rama i përgjigjet akuzave të opozitës për Bordin e Paqes: E votuan, edhe pse nuk lanë gjë pa thënë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të opozitës lidhur me përfshirjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, duke sqaruar se ftesa për anëtarësim ka ardhur drejtpërdrejt nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Rama e cilësoi këtë ftesë si një ngjarje me domethënie të fortë politike dhe historike për vendin, ndërsa kritikoi zërat kundërshtues, të cilët sipas tij kanë shpërndarë “teori dhe përralla” për të krijuar tollovi. Kryeministri theksoi se ftesa u pranua dhe u ratifikua në Kuvend edhe nga opozita, duke nënvizuar se Shqipëria, si një shtet që ka zgjedhur paqen si busull të përhershme, është tashmë vend anëtar themelues i këtij organizmi ndërkombëtar. “Kjo javë nisi me një ftesë që tolloviti Shqipërinë, mund të thuhet tani, një ftesë përtej protokolleve zyrtare...