‘Fakti që goditi Ballukun…’, Bushati: Mashat që dikur i përdorte Rama, tani po i përdorin europianët ose amerikanët

‘Fakti që goditi Ballukun…’, Bushati: Mashat që dikur i përdorte Rama, tani po i përdorin europianët ose amerikanët

Çështja e pavarësisë së Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është vënë sërish në qendër të debatit publik, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit me dosjen që përfshin ish-ministren Belinda Balluku. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, analisti Andi Bushati, ngre pikëpyetje nëse SPAK po vepron si një institucion i pavarur, apo nëse veprimet e tij janë të dirigjuara nga interesa politike. Sipas tij, struktura antikorrupsion, ka funksionuar më shumë si një instrument në shërbim të interesave politike. Për Bushatin, goditja ndaj figurave të larta si Balluku shihet si një sinjal se "padroni" apo kontrolli mbi disa prokurorë të SPAK mund të ketë ndryshuar. Nëse më parë konsiderohej se SPAK ishte nën ndikimin e kryeministrit, tashmë sugjerohet se...