Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala ishte emër i padëgjuar më parë në politikë kur u emërua në shtator të vitit 2025 si Ministre e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale. Por ndërkohë në fushën e mjekësisë në botë, ajo ishte shumë e njohur pasi kishte drejtuar qendrën e imazherisë në një nga spitalet më të njohura në Itali. Mbrëmjen e kësaj të mërkure, më 25 shkurt, Sala ka treguar në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”, se si i ka ardhur ftesa nga kryeministri Edi Rama për këtë pozicion, dilemat dhe se çfarë ka menduar kur ka ardhur në Shqipëri dhe ka parë nga afër situatën e shëndetësisë në vend. “Ishte një telefonatë. Po dhe ishte një ftesë e kryeministrit Edi Rama për t’u takuar. Sigurisht...