‘Europë, jo narkoshtet! Të rinjtë largohen…!’/ Shqiptarët protestojnë në Milano: Rama largohu

‘Europë, jo narkoshtet! Të rinjtë largohen…!’/ Shqiptarët protestojnë në Milano: Rama largohu

Narkoregjimi i Edi Ramës i ka vendosur shkelmin në fyt të gjithë shqiptarëve të ndershëm, si brenda dhe jashtë vendit përgjatë këtyre 13 viteve në pushtet. Sipas të dhënave qoftë zyrtare apo të marra në rrugë të tjera, tregojnë se më shumë se 1 milion shqiptarë e kanë lënë vendin e tyre nga viti 2013 dhe janë integruar në vendet e Evropës, ShBA-së por edhe më tej, në të gjitha vendet e botës. Gjithashtu një tjetër fakt është dhe korrupsioni galopant që ka përfshirë qeverinë e Edi Ramës, ku sipas një denoncimi të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, në vetëm 3 vitet e fundit, shifra e aferave dhe abuzimeve qeveritare i kalon 11 miliardë euro. Aktualisht zëvendëskryeministrja Belinda Balluku akuzohet nga SPAK për favorizim në tenderat publik...