Eurodeputeti Gahler: ‘Balluku’, dëshmi se korrupsioni në majat e pushtetit rrezikon integrimin e Shqipërisë në BE
Në Komisionin për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, eurodeputeti Michael Gahler u shpreh se vizita e fundit në Shqipëri dha një pasqyrë të qartë mbi situatën në terren, duke theksuar se progresi duhet të matet me rezultate konkrete dhe jo me deklarata politike. Ai nënvizoi se shqetësimet e shoqërisë civile tregojnë praninë e strukturave të rrënjosura korruptive dhe të lidhura me krimin e organizuar, që shtrihen deri në nivelet më të larta të pushtetit. ‘Përshtypja ime, e cila shkon përtej takimeve që zhvilluam si me përfaqësuesit e mazhorancës, ashtu edhe me ata të opozitës është se informacionet dhe shqetësimet e ngritura nga organizatat e shoqërisë civile ishin veçanërisht domethënëse. Ato nxorën në pah ekzistencën e strukturave të rrënjosura që nuk mund të bëhen pjesë...
Burimi:
syri.net