Eurodeputetët raport me 305 amendamente për Shqipërinë: Shqetësim për vendimin e Ballukut, protestat e dhunshme, zgjedhjet e 2025…

Eurodeputetët raport me 305 amendamente për Shqipërinë: Shqetësim për vendimin e Ballukut, protestat e dhunshme, zgjedhjet e 2025…

parlamenti europian STRASBURG- Eurodeputetët e Parlamentit Europian kanë paraqitur 305 amendamente në raportin e tyre për vitin 2025 për Shqipërinë, nga të cilat 26 janë dorëzuar nga Partia Popullore Europiane. Eurodeputetët e Parlamentit Europian shohin me shqetësim situatën politike në Shqipëri, përfshirë klimën e polarizuar në parlament, apo edhe përballjet e qeverisë me drejtësinë. Mes shumë amendamentesh, jo ç'ka bie në sy është ish-zv.kryeministres Belinda Balluku apo me protestat e opozitës. “Shpreh shqetësim për polarizimin politik të vazhdueshëm dhe diskursin konfrontues politik, që minojnë mbikëqyrjen parlamentare, besimin e publikut dhe funksionimin efektiv të institucioneve demokratike; rikujton se protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale.”, është shprehur raportuesi për Shqipërinë, Andreas Schieder dhe 5 eurodeputëtë të tjerë Adnan Dibrani, Tonino Picula, Matjaž Nemec, Thijs Reuten, Marco Tarquinio, në amendamentin numër 84. “Shpreh...