“Është vetëpërjashtuar”, Salianji i përgjigjet Berishës dhe publikon Statutin e PD-së: Askush mbi Kushtetutën e partisë, gafë e rëndë!
sali berisha-ervin salianji TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas deklaratës së kryedemokratit Sali Berisha, sipas të cilit ish-ligjvënësi është vetëpërjashtuar si pasojë e lëvizjes së tij të re. Përmes një postimi në rrjete sociale, Salinaji kundërshtoi Berishën duke i rikujtuar atij se vetë Kushtetuta e PD-së nuk njeh 'vetëpërjashtime'. Për Salianjin 'mungesa e seriozitetit ndaj demokratëve të shumtë që mendojnë ndryshe është një gafë e rëndë', teksa shtoi se pjesëmarrësit në takimet e tij janë demokrat 24 karat. Në fund të reagimit, Salianji njofton takimin e radhës së Foltores së tij, të dielën e 18 janarit, në Lezhë. Reagimi i plotë Askush nuk është mbi Kushtetutën e Partisë Demokratike, të miratuar nga anëtarësia me votë! Mungesa e seriozitetit ndaj demokratëve të shumtë që...
Burimi:
zeri.ai