Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
“Është dyfishuar numri i oficerëve të sigurisë në shkolla”, Rama: Nga shtatori 2026 do të mundësohet transporti për nxënësit dhe mësuesit
Kryeministri Edi Rama po mban konferencën e fundvitit me gazetarët ku po bën një pasqyrim të zhvillimeve kryesore për gjatë gjithë vitit. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nga shtatori 2026 do të mundësohet transporti për të gjithë nxënësit dhe mësuesit. Ai gjithashtu renditi se përgjatë 2025 janë dyfishuar numri i oficerëve të sigurisë si dhe është rritur numri laboratorëve inteligjentë. Rama: Kemi bërë hapa të rëndësishëm këtë vit në arsim. Ka shkuar në 350 numri laboratorëve inteligjentë. Do punohet për të patur 1000 brenda vitit 2027. Që do të sjellë një bazë shumë ndihmëse dhe domethënëse për të gjithë fëmijët dhe nxënësit. Ndërkohë ka vijuar ndërtimi infrastrukturës arsimore.Ka nisur projekti i transportit, besojmë se duke nisur nga sezoni i ardhshëm arsimor...