Ervin Salianji i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë (FOTO)

Ervin Salianji i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë (FOTO)

ervin salianji TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është bashkuar protestës së organizuar nga Partia Demokratike para godinës së Kryeministrisë. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, Salianji shihet nën shoqërinë e disa të rinjve, por jo pranë kupolës drejtuese të PD-së. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Salianji del në tubimet e organizuara nga Partia Demokratike. Ai ka marrë pjesë në të gjitha protestat Kombatare të thirrura nga PD, pavarësisht përplasjeve të fundit me liderin e demokratëve, Sali Berisha./ZËRI