No Image Available

Ervin Salianji i bashkohet protestës në sheshin para Kryeministrisë, ja kush e shoqëron

ervin salianji ne proteste TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është bashkuar protestës kombëtare që opozita po zhvillon para Kryeministrisë. Salianji është parë i shoqëruar nga të mbështetës dhe të rinj demokratë, mes tyre edhe Ilir Vrenozi.  Prej disa muajsh mes Ervin Salianjit dhe Sali Berishës ka një krisje të marrëdhënieve të tyre politike, pasi ky i fundit është shprehur se ish-deputeti është 'vetëpërjashtuar' nga partia. Nga ana tjetër, Salianji prganizon herë pas here takime me demokratët, duke theksuar se askush nuk guxon ta përjashtojë nga partia dhe se në statutin e PD-së nuk ekziston 'vetëpërjashtimi'. Megjithatë, pavarësisht përplasjeve dhe krisjes së marrëdhënieve mes tyre, Salianji është parë sërish i pranishëm në protestën e Partisë Demokratike, krah demokratëve./ZËRI