Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
‘Ergys Agasi na del se ishte zëvendëskryeministër në hije’/ Berisha: E përdorte Edi Rama për krimet e tij
Miq, tani, thashë jemi 35 vjet parti. Mund të mos ishim. Mund të kishim pësuar fatin e të gjitha partive të tjera, por jemi falë besimit të shqiptarëve. Jemi se qëndruam të pamposhtur. Jemi në prag të një misioni të ri, mision vendimtar për fatin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Ju keni ndjekur sigurisht denoncimet tona. Unë mund t’ju them se vjedhjet dhe shifrat e vjedhjeve të kësaj qeverie tejkalojnë çdo lloj imagjinate. E dëgjuat, 300 apartamente. Ajo lubia që shkonte për të siguruar bukën si bebisitër në rrugët e Athinës. Tani kthehet dhe u vjedh, bebisitër është gjë e nderuar, kthehet dhe u vjedh shqiptarëve 300 apartamente, si j’ua vidhte do thoni? J’ua tregoj tani.Prisni. Ndërtoje ti këtë rrugë me këtë çmim. Kaq milionë...