“Ergys Agasi me fitime ‘përrallore’”/ Berisha: Baxhanaku i Ramës, protagonist kryesor në dosjen e AKSHI-it

“Ergys Agasi me fitime ‘përrallore’”/ Berisha: Baxhanaku i Ramës, protagonist kryesor në dosjen e AKSHI-it

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se protagonisti kryesor në dosjen e SPAK për Agjencinë Kombëtare të Informacionit (AKSHI) është “baxhanaku i kryeministrit Edi Rama”. Nga selia blu, në konferencën e sotme për mediat, Berisha tha se atë e ka denoncuar shumë herë edhe në parlament. Ai hodhi akuza edhe ndaj Ergys Agasit, ndaj të cilit SPAK ka lëshuar urdhër arrest për skandalin në AKSHI. Duke e cilësuar si “intim Agasi”, duke iu referuar lidhjeve të ngushta të tij me zyrtarë, Berisha tha se ai tejkaloi shifra marramendëse brenda pak muajve nga kapitali fillestar i kompanisë së tij me 1 mijë euro. “Edhe më e zezë është dosja e AKSHI ku në të vërtetë kopshti privat i Edi Ramës, ka patur si protagonist kryesor...