Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Ergys Agasi ka qenë në shtëpinë e Ramës, policia i ka gjobitur makinën”/ Berisha: Surreli zonë krimi (FOTO)
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar prova që sipas tij në datën 15 dhjetor, Ergys Agasi ka qenë në shtëpinë e Edi Ramës në Surrel. Berisha në një deklaratë për mediat tha se “Surreli është zonë krimi”, pasi sipas tij çdo tullë në shtëpinë e kryeministrit është e vjedhur. Po ashtu Berisha me dokumente tregon se në disa raste makina e Ergys Agasit ka qenë në Surrel, madje i janë vendosur edhe gjoba nga ana e policisë. Kyreopozitari tha se është fyerje per shqiptaret qe Edi Rama te vazhdoje te qëndrojë ne pushtet. “Është kapur në zonën e krimit. Surreli është zonë krimi, sepse çdo tullë është vendosur në vjedhje, e kanë paguar qytetarët shqiptarë. Çdo metër katror aty është e vjedhur ndaj...