“Ergys Agasi ka bërë fitime përrallore”, Berisha zbulon shifrat: Brenda pesë muajsh rriti kapitalin fillestar 22 mln herë!

“Ergys Agasi ka bërë fitime përrallore”, Berisha zbulon shifrat: Brenda pesë muajsh rriti kapitalin fillestar 22 mln herë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se protagonisti kryesor në dosjen e SPAK për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është, sipas tij, baxhanaku i kryeministrit Edi Rama. Ai adresoi akuza edhe ndaj Ergys Agasit, për të cilin SPAK ka lëshuar urdhër arresti në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t. Duke e cilësuar Agasin si një person me lidhje të ngushta me zyrtarë të lartë, Berisha theksoi se ky i fundit ka shënuar, sipas tij, rritje të jashtëzakonshme financiare brenda pak muajsh, duke nisur nga një kapital fillestar prej vetëm 1 mijë eurosh. Ai shtoi se AKSHI është një agjenci që varet drejtpërdrejt nga kryeministri dhe se, sipas tij, Ergys Agasi konsiderohet si një nga njerëzit më të afërt të pushtetit.  ...