Erebara: Aksionet e Ramës për hapësirat publike janë propagandë, jo zgjidhje afatgjata
Në një postim në rrjetet e tij sociale, gazetari Gjergj Erebara ka ngritur shqetësimin për atë që ai e cilëson si dështim të aksioneve propagandistike të qeverisë për lirimin e hapësirave publike, duke theksuar se ndërhyrjet e bujshme nuk kanë sjellë zgjidhje të qëndrueshme në terren. Sipas tij, ndërsa policia ushtron presion ndaj qytetarëve të zakonshëm, fenomenet e vjetra rikthehen sapo mbaron aksioni mediatik, duke treguar mungesën e institucioneve funksionale. Në reagimin e tij, Erebara sjell si shembull një situatë të fundit në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Postimi: Te ky sheshi këtu te Komuna e Parisit, për shumë vite pati një parking ilegal me një kabinë rojeje dhe disa fytyra të shëmtuara deri sa vitin e kaluar, ai aksioni i aksionistit Edi Rama...
Burimi:
syri.net