Epopeja e UÇK-së përkujtohet me një aktivitet të veçantë në Firence

Epopeja e UÇK-së përkujtohet me një aktivitet të veçantë në Firence

Në qytetin e bukur të Firences u zhvillua një ceremoni përkujtimore me rastin e Epopesë së Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), një nga ngjarjet më të rëndësishme historike për shqiptarët.   Manifestimi “Kushtrimi i Lirisë”, u organizuar nga shoqatat e shqiptarëve në Itali. Aktiviteti mblodhi personalitete të njohura politike dhe institucionale nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova. Në mesin e të pranishmëve ishin Lulzim Jashari i biri i luftëtarit lehjendar Adem Jashari, deputeti nga Maqedonia e Veriut, Adnan Azizi, Enver Dugolli.  Në ceremoni morën pjesë edhe ambasadorja Nita Shala dhe ministri i Kulturës i Maqedonisë së Veriut, Sedat Sulejmani, të cilët theksuan rëndësinë e kujtimit të sakrificës dhe heroizmit të luftëtarëve të UÇK-së. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ruajtja e kujtesës historike dhe forcimi i lidhjeve kulturore e kombëtare...