Endrit Shabani zgjidhet President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut
Avokati i Popullit, Endrit Shabani, është zgjedhur me unanimitet President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut (AOM), një rrjet ndërkontinental që monitoron mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ky rrjet bashkon mbi 30 institucione garantë të të drejtave të njeriut nga Europa, Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme, duke përfshirë vende si Franca, Spanja, Greqia, Maroku, Egjipti, Izraeli dhe Jordania. AOM synon forcimin e standardeve të qeverisjes dhe sundimit të ligjit në rajonin e Mesdheut. Shabani deklaroi se si president i AOM do të koordinojë përpjekjet për të forcuar pavarësinë e institucioneve të Avokatit të Popullit dhe për të garantuar respektimin e të drejtave të qytetarëve përballë pushtetit ekzekutiv. Ai shtoi se ky rol vendos Zyrën e Avokatit të Popullit të Shqipërisë...
Burimi:
javanews.al