Emigrantët në Shqipëri, Meloni rinovon kostot: marrëveshje e re me një resort me 5 yje (Mediat italiane nxjerrin detajet)

Emigrantët në Shqipëri, Meloni rinovon kostot: marrëveshje e re me një resort me 5 yje (Mediat italiane nxjerrin detajet)

Georgia Meloni ITALI- 3 vite pas firmosjes së marrëveshjes për emigrantët e sjellë nga Italia në Gjadër, mediat italiane kanë zbuluar detaje nga rinovimi i kontratës me resortin Rafaelo në Shëngjin. Sipas “Ilfattoquatidiano”, 18 milionë euro është vlera e kontratës ndërsa nuk mungojnë kritikat për kryeministren italiane. Artikulli i plotë: Misioni në Shqipëri, vazhdohet pa kursyer shpenzime. Është rinovuar marrëveshja me resortin me 5 yje për akomodimin e forcave të rendit të angazhuara në menaxhimin e qendrave për migrantët. Siç është përsëritur disa herë nga kryeministrja Giorgia Meloni, edhe gjatë samitit të fundit ndërqeveritar mes Italisë dhe Gjermanisë, për menaxhimin e çështjes së emigrantëve Italia synon të vazhdojë të mbështetet te “zgjidhje inovative” si Protokolli i nënshkruar mes Romës dhe Tiranës më 6 nëntor 2023....