Elbasani marshon drejt kryeqytetit për protestën kombëtare/ Himçi: Sot dita për të rrëzuar regjimin
Qindra qytetarë të Elbasanit i janë drejtuar kryeqytetit për t'iu bashkuar protestës kombëtare të thirrur nga opozita. Të mbledhur përpara nisjes, ata shprehën një sërë arsyesh të forta që i shtynë të marshojnë drejt Tiranës, duke filluar nga kriza e thellë ekonomike e deri te pakënaqësitë e thella politike dhe sociale. Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi deklaroi se protesta është një kundërpërgjigje ndaj “regjimit dhe narkoshtetit të krijuar nga Edi Rama”. Sipas tij, ndër arsyet kryesore është “cënimi i drejtësisë” në lidhje me mosdhënien e autorizimit për hetimin e ministres Belinda Balluku. Përveç kësaj, ai renditi degradimin e shëndetësisë dhe arsimit, si dhe largimin masiv të të rinjve nga vendi si plagë të thella që kërkojnë reagim qytetar. Një pikë tjetër e nxehtë që bashkon të gjithë protestuesit...
Burimi:
syri.net