Ekspertja Guxholli jep alarmin: Shqipëria po katandiset, ja shifrat tronditëse të plakjes së popullsisë
Ekspertja e ekonomisë, Suzana Guxholli, ka dhënë një alarm të fortë për situatën demografike në vend, duke e cilësuar raportin e fundit të BERZH-it si një shuplakë ndaj politikave qeveritare të 13 viteve të fundit. Në intervistën për Syri TV me gazetaren Armela Ferko, ajo tha se shifrat e emigracionit dhe plakjes së popullsisë kanë arritur një pikë kritike, duke sinjalizuar një dështim të thellë ekonomik dhe social. Në një analizë të situatës, Guxholli theksoi se vitet e fundit kanë shënuar një kulm negativ sa i përket lëvizjeve demografike. “Shifrat e lëvizjes, të emigracionit dhe të plakjes së popullsisë shkuan në pikiatë këto vitet e fundit,” deklaroi ajo, duke bërë një kontrast të qartë me periudhën para vitit 2013. Sipas ekspertes, më herët Shqipëria gëzonte...
Burimi:
syri.net