Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Eh mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, aktori i njohur Viktor Zhusti përplaset me Adriatik Lapajn: As më shkon ndërmend të të përkrah ty
Aktori i njohur Viktor Zhusti ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie me kreun e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj. Sipas tij, fotoja ishte realizuar vetëm për përdorim personal dhe me premtimin se nuk do të publikohej, por u përdor më pas për qëllime politike, duke e paraqitur padrejtësisht si mbështetës të kësaj force. Zhusti thotë se publikimi i fotos i ka sjellë shqetësim, reagime negative dhe zhgënjim për shkak të shkeljes së besimit. Ai ka publikuar edhe mesazhe ku i kishte kërkuar Gerti Kames që fotoja të mos postohej, kërkesë për të cilën, sipas tij, kishte marrë garanci. Ndër të tjera Zhusti i drejtohet Lapajt duke i thënë ‘Më bën përkrahës e simpatizant të partisë e lëvizjes tënde, “Shqipëria bëhet”,...