‘Efekti Trump’/ Burimi: Irani dhe Shqipëria, protestat forcohen kur ndihet mungesa e mbështetjes amerikane për qeveritë

‘Efekti Trump’/ Burimi: Irani dhe Shqipëria, protestat forcohen kur ndihet mungesa e mbështetjes amerikane për qeveritë

Irani ndodhet në një pikë vlimi, teksa protesta masive kanë përfshirë vendin dhe tensionet me Shtetet e Bashkuara arrijnë nivele alarmante. Në një kohë kur flitet për një goditje të re të mundshme ushtarake amerikane, analisti Genc Burimi e përshkruan situatën e brendshme në Iran si potencialisht “historike” dhe një pikë pa kthim për regjimin aktual. Sipas analistit, revolta aktuale është masive dhe ka një shkallë të paprecedentë, me raportime të pakonfirmuara që flasin për rreth 2000 viktima. Vështirësia në marrjen e informacionit të saktë vjen si pasojë e bllokimit total të internetit nga ana e autoriteteve, një lëvizje që synon të izolojë protestuesit dhe të fshehë shkallën e vërtetë të dhunës. “Nëse ka 2000 të vdekur, diçka është prerë. Nëse ky regjim bie, do...