Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Edi Rama ka rënë
Ilir DAKO Edi Rama është në përpëlitjet e një agonie që çdo ditë po i merr pikat e fundit të oksigjenit që i kanë ngelur nga ditët e fundit të një pushteti autokratik. Kryeministri shqiptar ka rënë dhe nuk i mjaftojnë as 83 mandatet dhe as miliardat e grabitura. Nuk i mjaftojnë as blerjet e ndërkombëtare dhe as ishulli i Sazanit, as Porto Romano, as kinezët e Smart City, as Erdogani e dreqi e djalli bashkë. I është prerë çdo rreze drite për të qëndruar në pushtet. SHBA i ka dërguar mesazh të prerë që ditët e tij janë të numëruara dhe çdo tik tak që troket po i heq çdo sekondë të mbretërimit të tij. Edi Rama ka rënë. Nëse shikon krekosjet e tij...