E quajti ‘vegël të Ramës’, Salianji i përgjigjet Berishës: Partia nuk është pronë personale

E quajti ‘vegël të Ramës’, Salianji i përgjigjet Berishës: Partia nuk është pronë personale

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji i është përgjigjur kryetarit të PD-së, Sali Berisha, i cili u shpreh se Salianji nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Në një postim në Facebook, Salianji thekson se PD nuk është pronë private dhe se ai nuk ka asnjë nevojë të provojë lidhjen e tij me Partinë Demokratike. “Partia Demokratike nuk është pronë personale dhe as instrument për të mbytur mendimin ndryshe. Ajo është shtëpia politike e mijëra demokratëve që kanë sakrifikuar për pluralizmin, për lirinë dhe për përballjen me Edi Ramën. Lidhja me të nuk matet me vula e deklarata, por me qëndrime, me përballje reale dhe me fitore përballë regjimit të korrupsionit”, shkruan Salianji. Ndërkohë, Berisha, në një komunikim të drejtpërdrejtë në Facebook me qytetarët, e krahasoi Ervin...