E paprecedentë/ Policia sulmon gazetarët e Syri TV me ujë me piper gjatë protestës

E paprecedentë/ Policia sulmon gazetarët e Syri TV me ujë me piper gjatë protestës

Forcat e policisë nuk kanë kursyer as gazetarët gjatë protestës. Teksa gazetari i Syri TV, Klajdi Bodlli, po raportonte nga terreni, forcat e rendit e sulmuan duke përdorur ujë me presion dhe piper. Situata është e përsëritur, pasi më 10 shkurt gazetarët u sulmuan gjithashtu nga policia, një rast që konsiderohet i paprecedent në vend. Sipas raportimit të gazetarit Klajdi Bodlli sulmi i policisë është i qëllimshëm, pasi vendi nga ku po raportijnë nuk ka protestues dhe janë vetëm reporter dhe gazetarë të mediave. Bodlli, raporton live për kamerën e Syri TV, momentin kur policia hedh drejt gazetarit gazin lotsjellës.