E paprecedentë/ Ja pamjet kur policia sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion liderin e opozitës, Sali Berisha
Publikohen pamjet kur policia sulmoi me ujë kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë protestës paqësore të opozitës pasditen e djeshme (22 mars) në Tiranë. Syri TV ka filmuar momentet ku duket qartë që uji me presion hidhet nga makina ujëhedhëse drejtohet pikërisht nga lideri i PD-së. (Shikoni videon bashkangjitur). Dy prej rasteve janë në zonën e ish bllokut ku Berisha u sulmua jo vetëm me ujë por dhe me spraj gaz nga një distancë shumë e afërt, si dhe afër godinës së AKSHIT Pamjet janë provë se agresioni ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, nuk ishte rastësor, por i drejtpërdrejtë. (Foto: Kreu i PD-së, Sali Berisha në protestë, 22 mars 2026) Në reagim nga spitali i Traumës, mbrëmjen e djeshme lideri i PD-së tha se sulmi ndaj tij...
Burimi:
syri.net