“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

Ilir Demalia, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, komentoi protestën e sotme të PD-së, duke e quajtur një “tragjikomedi”. Ai kritikoi retorikën e Berishës, duke theksuar se protesta është “e njëjta pllakë gramafoni” dhe nuk arrin të mobilizojë më shumë se 3 mijë vetë. Demalia shtoi se fjalimet e mbajtura ishin të njëjta dhe histerike, pa moral për situatën aktuale. Ai akuzoi PD-në për kontribut në krijimin e sistemit dhe korrupsionit, ndërsa përmendi pasurinë e Sali Berishës dhe të familjes së tij si shembull të mungesës së besueshmërisë ndaj kësaj partie. “Një tragjikomedi në fakt. Çfarë po ndodh me të gjithë këto afera që po dalin nuk është më një gjë që qeveria dhe vetë kryeministrit mund të fshihet mbrapa gishtit. Përsa i...