E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA VanHorn takim me kreun e Doganave, në fokus lufta kundër krimit

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA VanHorn takim me kreun e Doganave, në fokus lufta kundër krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn. Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e administrimit doganor, sigurisë kufitare dhe lehtësimit të tregtisë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë bashkëbisedimit, Beja prezantoi prioritetet kryesore të institucionit që ai drejton, duke vënë theksin te modernizimi i shërbimeve doganore, rritja e transparencës dhe integritetit institucional, si dhe përmirësimi i klimës së biznesit përmes procedurave të thjeshtuara dhe të standardizuara. Ai nënvizoi angazhimin e Doganës Shqiptare në luftën kundër trafiqeve të paligjshme, kontrabandës dhe korrupsionit, si dhe në garantimin e kontrollit efektiv të lëvizjes së mallrave në përputhje...