E dënuara Irena Gjoka zgjedh të dënuarin Ben Meçaj, për ta mbrojtur në TV. Dosja, si u kacafyt me çunin e Arben Grorit

E dënuara Irena Gjoka zgjedh të dënuarin Ben Meçaj, për ta mbrojtur në TV. Dosja, si u kacafyt me çunin e Arben Grorit

Syri.net Pasditen e djeshme disa dokumenta me përmbajtje në gjuhën greke dhe atë shqiptare, rrodhën qëllimisht në redaksitë e lajmeve, duke sjellë shpalosjen e pretendimeve mbrojtëse që gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, kishte dorëzuar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor. Shumë analistë dhe medimtarë të jurisprudencës dolën në mbrojtje të Irena Gjokës, duke e shpallur atë të pafajshme, të padënuar sepse sipas tyre dënimi me 3 muaj burgim ishte amnistuar nga vetë shteti grek dhe kësisoj dilnin në përfundimin se KLGJ, nuk duhet të shkarkojë Irena Gjokën. Kulmi i ditës së djeshme për mbrojtjen e Irena Gjokës, u arrit me daljen në skenë publike të ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani dhe inxhinierit nga Fieri, prej nga është dhe Irena Gjoka, Arben Meçaj. Në mbrojte doli dhe...