E denoncuar si një afere korruptive dhe e rrezikshme për Shqipërinë/ Rama nuk tërhiqet: Porto Romano nuk do të ndalet…
Edhe pse u detyrua që të hiqet dorë nga tenderi ndërkombëtar me fitues të paracaktuar për Porto Romanon, kreu i qeverisë sot ka vijuar të mbushë velët e propagandës duke u shprehur sërish për armiqtë të jashtëm dhe të brendshëm. Gjatë një konference shtypi kryeministri Rama tha se nuk tërhiqet nga ndërtimi i Portit në Porto Romano, ndërsa dha mesazhin se “ata që fërkojnë duart e kanë gabim”. Kreu i qeverisë u shpreh se pas tërheqjes së kompanisë për shkaqe ekonomike, tha se po përgatitin hapin e radhës, por nuk sqaroi çfarë do të jetë hapi i radhës dhe sa do të jetë niveli i korrupsionit. Rama u shpreh më tej se “të gjithë ata që kane menduar se do ta nënshtrojnë qeverinë e Shqipërisë...
Burimi:
syri.net