Dyshimet për financime ruse, ministri i Infrastrukturës konfirmon zbythjen e Ramës – Anulohet tenderi i Porto Romanos

Dyshimet për financime ruse, ministri i Infrastrukturës konfirmon zbythjen e Ramës – Anulohet tenderi i Porto Romanos

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi ka konfirmuar se kompania e vetme në garë për ndërtimin e Portit në Porto Romano është tërhequr, sipas tij me arsyetimin ekonomik për shkak të rritjes së kostove. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, i pyetur nga gazetarët, Karakaçi u shpreh se do të ndërtohet një skenar tjetër në bashkëpunim me qeverinë që, siç u shpreh ai “çdo faktor apo aktor tjetër nuk do mund ta frenojë këtë projekt”. “Kemi një tërheqje të ofertuesit, me një arsye ekonomike, duke qenë se për shkak të rritjeve të kostove dhe efekteve të krizës ka një rritje të kostove totale të ndërtimit në përgjithësi dhe ofertuesi ka bërë një tërheqje, me justifikime ekonomike. Komisioni do vijojë me vijimin e procedurës. Dua të...